Aktori Reshat Arbana, pafundësia e roleve të tij në filma

Aktori Reshat Arbana, pafundësia e roleve të tij në filma

959
0

Reshat Arbana (1940-). Aktor. Lindi ne Tirane, me 15 shtator. Kreu shkollen e larte per aktor “Aleksander Moisiu”*, ne vitin 1965. Punoi si regjisor ne “Radio Tirana”,  1965- 1973, ndersa nga 1974 deri me 1992 ka qene aktor ne Teatrin Popullor*. Nga viti 1992 e ne vijim aktivizohet ne projekte te ndryshme teatrore, apo filma si aktor i lire ne interpretimin e disa roleve.

 

  1. Arbana eshte aktor i planit dramatik; karakterizohet nga nje loje qe gershetohen castet e qeta, rrefimtare e te shtrira me ato shperthyese, te ngjeshura dhe emocionale; ka nje ze te plote e kumbues, here-here ne tone epike. Me lojen e tij ka sjelle nje galeri tipash, qe ndryshojne sipas kohes, vendit, shtresimeve sociale, ngarkeses se tyre psikologjike dhe temperamentit.

 

Ne vitin 1974, interpretoi rolin e Selimit ne dramen Familja e peshkatarit e Sulejman Pitarkes*, ku paraqiti nje njeri kokeforte, te bindur e te pakthyeshem ne rrugen e bjerrjes se tij politike e morale. Nje vit me vone i dha trajte ekspresive personazhit te veshtire e kontradiktor prej fshatari te vafer, hallexhi, por lakimtar, Pilo Shpiragut ne dramatizimin e romanit Lumi i vdekur i Jakov Xoxes prej Kudret Velces*.

 

 

 

 

Ne teater ka realizuar 24 role kryesore. Prej tyre jane bere me te njohura ne kohe, gjithashtu, roli i Presidentit te drama Luiza Miler e F. Shilerit, 1979; roli i Beqir Ages te drama te drama Lulet e sheges e Kole Jakoves*, 1977, permes te cilit paraqiti njeriun dinak, te eger dhe te lidhur fort me pronen dhe pasurine; roli i Uill Lomenit te drama Vdekja e nje komisioneri e Artur Milerit, 1979, ku vuri ne spikame me zgjuarsi delirin e njeriut te vogel ne shoqerine postindustriale amerikane, i shkaterruar nga mbijetesa e veshtire, shterimi psikik qe i imponohet nga tregu si dhe zhgenjimi nga iluzionet.

 

Me se shumti, R. Arbana eshte dalluar si misherues i personazheve qe vijne nga shtresat popullore, punetore, fshatare babaxhane e ironike (p.sh. xha Demit te drama Komunistet e R. Pulahes*, (1981), apo edhe nenpunes, protagoniste e antagoniste; rreket te zbuloje tek ata cilesi njerezore te “fshehura”, qe shfaqen befasisht ne castin e konfliktit, duke depertuar ne peshtjellimet e brendshme te tyre.

 

Parapelqen nje tonim pergjithesisht te “ashper” te zerit dhe te sjelljes, ashtu sikunder, ne caste pendese, reflektimi a pervuajtje behet i thyeshem, i bute, me spikama e rrafshe psikologjike, sikurse eshte vene re kjo ne role te tilla, si Delo Sinani te drama Perball vetes. Pas nje heshtjeje prej disa viteve ne skenen e Teatrit Kombetar*, ne vitin 2004, ai erdhi serish me rolin e Profesorit ne dramen Streha e te harruare te R. Pulahes*, ku rishfaqi ndjeshmerine, fuqine dhe gjeresine e tij te njohur aktoriale.

 

Kater vjet me vone, me 2008, luajti me nje cilesi te larte aktoriale rolin e Babait ne dramen Fishkellim ne erresire te Tom Murphy-t, me te cilin theksoi vrazhdesine dhe metodat e dhunshme te edukimit te femijeve, e arritur kjo saje nje pershtatje te gjetur mire prej njeriu te serte, kokeforte primitive dhe jotolerant, vec jo aq te dhena permes britmave, ngritjes se tonit, gjesteve te vrazhda, se sa me logjiken e fjales, qe perligj vete dhunen si te tille.

 

 

 

 

Rendom, gjate lojes, ai i meshon kundershtise dhe kolizionit, qe shpreh dhe perfaqeson personazhi ne veper. Nje ndihmese te vyer artistike R. Arbana ka dhene ne kinematografi. Ka interpretuar mbi 35 role, duke krijuar nje profil te spikatur artistik. U dallua per sensin e tij realist dhe forcen e interpretimit qysh me rolin e Islamit te filmi Dueli i heshtur, 1967.

 

 

 

 

Ai i dha dimension historik e te madherishem figures se Isa Boletinit ne filmin Nentori i dyte, 1982, sado qe ky ishte rol i dyte e ne permasa te vogla. Hiri i tij, shtati, qendrimi, ai mallengjim dhe ajo madheshti qe rrezaton ne castin e puthjes se flamurit, e bejne te paharruar kete figure.

 

 

 

 

Ne vitin 1983, luajti personazhin e vrazhdet te Ahmetit te filmi Dora e ngrohte, me te cilin pohoi dhuntine e tij per te krijuar njekohesisht sa pervijme te thuketa dramatike, aq edhe te kahut psikologjik. Me rolin e Daljan beut te filmi Kush vdes ne kembe, u nderua me Medaljonin e Festivalit Vl.

 

 

 

 

Ne vitin 1985, interpretoi Adnan Kodren te filmi hije qe mbeten pas, kurse ne vitin 1986 u nderua me Medaljonin e Festivalit VII me rolin e kryetarit te Keshillit te filmi Kur hapen dyert e jetes, nepermjet te cilit paraqiti procesin e veshtire te reflektimit dhe te pendeses se nje pushtetari vendor, fillimisht autoritar dhe i vrazhde. Fitoi cmimin “Aleksander Moisiu”, me rolin e inxhinier Emilit te filmi televisiv Rikonstruksioni, 1988.

 

 

 

 

Priret kah ballafaqimi i hapur si dhe konfliktualiteti ne veprimin apo marredhenien me personazhet e tjere duke ruajtur, nga ana tjeter, gjeresine dhe permasen dramatike. R. Arbana eshte recitues i njohur i poezise shqipe, sidomos i vargjeve nga veprat e Gjergj Fishtes (poema Lahuta e malcise etj.). Mban titullin Artist i Popullit

 

 

 

 

Role te tjera: Semi, filmi Fijet qe priten,1976; Kovi, filmi Pylli i lirise, 1976; prefekti, filmi Gjeneral Gramafoni, 1978; Beqir aga, filmi Kur hidheshin themelet, 1978; bimbashi filmi Liri a vdekje, 1979; Mark Ukacjerra, filmi Te paftuarit, 1985; Kola, filmi Flutura ne kabinen time, 1988; Kuke Memini, filmi Balada e Kurbinit, 1990.

 

 

 

 

Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit në dramën Streha e të harruarve. Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.”