Aktiviteti sizmik, IGJEUM jep të dhëna: Sa lëkundje ka pasur sot dhe...

Aktiviteti sizmik, IGJEUM jep të dhëna: Sa lëkundje ka pasur sot dhe si ka lëvizur magnituda

534
0

Pas tërmetit të pasdites së djeshme, që ktheu edhe njëherë panikun tek banorët e Tiranës, IGJEUM ka regjistruar edhe lëkundje të tjera sizmike gjatë natës, por me një magnitudë më të vogël.

 

Sipas të dhënave që Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ka publikuar në faqen e tij zyrtare, gjatë natës janë shënuar edhe 3 lëkundje të tjera sizmike, pas tërmetit që tronditi banorët e kryeqytetit, pasditen e djeshme. Lëkundja e fundit është regjistruar në orën 04:25 të mëngjesit të sotëm, me magnitudë 1.4 dhe epiqendër Gjirin e Lalzit.

 

Tërmeti i djeshëm ishte me magnitudë 4.7, në rreth 40 kilometra thellësi dhe me epiqendër Vorën, 26 kilometra në perëndim të Tiranës.

Screenshot_1.png