Aksidenti në Shkodër/ Vdesin 2 gra, 5 të plagosur. Policia jep detajet...

Aksidenti në Shkodër/ Vdesin 2 gra, 5 të plagosur. Policia jep detajet (Emrat)

505
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në aksin Shkodër-Bushat ku si pasojë e një aksidenti automobilistik kanë humbur jetën dy gra  si dhe janë plagosur 5 të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Kryebushat dhe mësohet se në aksident janë përfshirë 2 automjete.

Ende nuk janë bërë ditura shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, por burime bëjnë me dije se nga të aksidentuarit ka edhe persona që ndodhen në gjendje të rëndë.

Një dëshmitar nga vendngjarja ka folur për Fax News në lidhje me aksidentin e rëndë.

Sipas Dritan Elbasanit, ambulanca ka mbërritur 20 minuta me vonesë, ndërkohë që ishte pa mjekë brenda.

Mësohet se dy gratë që kanë humbur jetën kanë qenë në mjetin tip “Audi”, ndërsa 5  personat e plagosur ndodheshin në mjetin tjetër.

Ndërklaq policia ka publikuar edhe emrat e personave të cilët ndodhen në spital.

Lutfi Kubaci 55 vjeç

Emanuel Perjaku 23 vjeç

Jak Perjaku 28 vjeç

Beta Mata 32 vjeçe

Pjeter Zefi 66 vjeç

 

Njoftimi i policisë

Më datë 10.04.2019 ora 14.35, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, ne vendin e quajtur Krye Bushat, janë perplasur mjeti tip Nissan me mjetin tip Audi, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit L. K. 55 vjeç, E. P. 23 vjeç, J. P. 28 vjeç, B. M. 32 vjeçe dhe P. Z. 66 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër

Gjithashtu si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen edhe dy shtetase të cilat akoma nuk dihet identiteti i tyre dhe janë dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.