Aksidenti fatal/ Nëna e tre fëmijëve u përplas para shtëpisë, përdore kishte...

Aksidenti fatal/ Nëna e tre fëmijëve u përplas para shtëpisë, përdore kishte vajzën e mitur

491
0

Një 45-vjeçare humbi jetën pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë fshatit Hudenisht. Mjeti tip “Wolkswagen”, me targë greke YOT 4841 me drejtues shtetasin A.B, ka aksidentuar shtetasen Armanda Jaçellari. 45-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Mësohet se ajo sapo kishte zbritur nga një furgon i linjës Lin-Udënisht, kur u përplas nga makina. Aksidenti ndodhi shumë pranë shtëpisë së saj, ndërsa ajo la jetimë 3 fëmijë. Gjithashtu bëhet me dije se gruaja mbante për dore edhe vajzën e saj 5 vjeçe, kur u aksidentua. Fatmirësisht, fëmija ka shpëtuar pa lëndime.