Aksident në Tiranë, makina përplas aktorin e njohur që lëvizte me motor

Aksident në Tiranë, makina përplas aktorin e njohur që lëvizte me motor

367
0

Një tjetër aksident ka ndodhur sot në Tiranë, teksa i plagosur ka mbetur aktori i njohur i humorit Gazmend Paja. Sipas burimeve zyrtare, aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:08, në “Rrugën e Kavajës”, ku mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me motomjetin që drejtohej nga  aktori Gazmend Paja. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, aktori i njohur i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.