Aksident në qendër të Tiranës, dy të plagosur

Aksident në qendër të Tiranës, dy të plagosur

600
0

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy motorëve me të cilët ata udhëtonin.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur mesditën e sotme, në zonën e 9-katsheve në kryeqytet.

Sipas informacioneve paraprake të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

Shperndaje