Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Mësohet se një makinë ka përfunduar e përmbysur në mes të rrugës.
Sakaq, bëhet me dije se mjeti drejtohej nga një femër.
Kjo e fundit ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për t’i zbardhur ato.