Aksident në Fushë-Krujë, makina bëhet copë, zhduket shoferi

Aksident në Fushë-Krujë, makina bëhet copë, zhduket shoferi

389
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë – Milot. Një autoveturë tip “Mercedes Benz” me targë DR 1559 E ka dalë nga rruga duke bërë disa saltro e ka përfunduar përmbys jashtë rruge. Makina ka goditur një shtyllë elektrike 6000 volt duke e këputur në disa pjesë. Shtylla e goditur ka këputur dhe një shtyllë tjetër gjatë rënies e për pasojë një pjesë e zonës ka mbetur pa energji elektrike.

 

foto galeri

Aksidenti ka ndodhur pas mesnate. Ndonëse makina është dëmtuar shumë pasi aksidenti ka qenë i fortë, asnjë person nuk është paraqitur në spital thotë policia. Ndaj sipas policisë, dyshohet se personat që udhëtonin në të mund të jenë persona me probleme ose mund të kenë shkuar direkt në spitalin ushtarak Tiranë.

foto galeri

Kjo mbetet për t’u verifikuar në orët në vijim. Policia në vendngjarje po punon për identifikimin e pronarit të mjetit në mënyrë që të hidhet dritë mbi aksidentin enigmatik.