Aksident në Elbasan, makina përplas burrë e grua

Aksident në Elbasan, makina përplas burrë e grua

433
0

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Pajovë.

Një makinë ka përplasur dy këmbësorë, burrë e grua të cilët po kalonin afër rrugës.

Mesohet se një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë për jetën.

Sakaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici, ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Nuk bëhen ende me dije identitetet e  të plagosurve dhe të shoferit të makinës.