Aksident i rëndë në Qafë Thanë, përmbyset autobusi me nxënës

Aksident i rëndë në Qafë Thanë, përmbyset autobusi me nxënës

431
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në dalje të Qafë Thanës, në aksin Pogradec-Prrenjas. Mësohet se një autobus me gjimnazistë nga Roskoveci është përmbysur duke rënë afër greminës e për pasojë kanë pësuar lëndime e janë plagosur disa prej tyre. Ndërkohë një prej personave që ndodhej në autobus ka njoftuar policinë e Pogradecit dhe të Prrenjasit por asnjë prej komisariateve nuk e ka marrë përsipër, duke ia lënë përgjegjësinë palës tjetër. Sipas telefonuesit vetëm një ambulancë ka shkuar në vendin e aksidentit, ndërkohë që kanë qenë rreth 17 persona të plagosur apo me lëndime.