Aksident i rëndë në Milot, gruaja përplaset për vdekje nga makina

Aksident i rëndë në Milot, gruaja përplaset për vdekje nga makina

299
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje të së shtunës në aksin rrugor Laç- Milot, ku një grua ka mbetur e vdekur.

Gruaja, identiteti i të cilës ende nuk është mësuar, është përplasur për vdekje nga një makinë e tipit Porsche. Viktima po kalonte rrugën në momentin kur është përplasur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të mësuar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.