Një aksident rrugor ka ndodhur këtë paradite, në Tiranë. Ngjarja është shënuar në zonën e Kombinatit, ku një makinë ka përplasur një këmbësore në rrugë.
Në informacionin paraprak bëhet me dije se rreth orës 10:10, në rrugën e “ Qelqit”, në Kombinat, mjeti me drejtues shtetasin SH.H, ka aksidentuar këmbësoren, TH.M.
64 vjeçarja është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekeve.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.