Aksident i rëndë në Gjirokastër, 5 të plagosur në spital (Video)

Aksident i rëndë në Gjirokastër, 5 të plagosur në spital (Video)

403
0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë mesditë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, me pasojë plagosjen e pesë personave. Ngjarja është shënuar në dalje të qytetit, midis Kordhocës dhe Gjirokastrës, te varrezat publike. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa raportohet se të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.