Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.
Mësohet se automjeti tip “Peugot” ka përplasur për vdekje drejtuesin e një biçiklete. Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur 32-vjeçari me iniciale R.Ç., ndërsa shoferi i makinës është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Autoritetet kanë identifikuar autorin E.C., 28 vjeç dhe e kanë arrestuar në flagrance, pasi akuzohet për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ndërkohë, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.