Aksident i rëndë në Durrës, 32-vjeçari nuk i mbijeton dot plagëve

Aksident i rëndë në Durrës, 32-vjeçari nuk i mbijeton dot plagëve

336
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.

Mësohet se automjeti tip “Peugot” ka përplasur për vdekje drejtuesin e një biçiklete. Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur 32-vjeçari me iniciale R.Ç., ndërsa shoferi i makinës është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Autoritetet kanë identifikuar autorin E.C., 28 vjeç dhe e kanë arrestuar në flagrance, pasi akuzohet për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ndërkohë,  materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.