Aksident i rëndë/ Makina përplaset me kamionin në Bulqizë, 4 të plagosur,...

Aksident i rëndë/ Makina përplaset me kamionin në Bulqizë, 4 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë drejt Tiranës

445
0

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Bulqizë. Mësohet se një makinë është përplasur me një kamion dhe për pasojë janë plagosur 4 persona. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu Qafë-Bualli, në Bulqizë. Burime bëjnë me dije se 2 prej të plagosurve janë nisur drejt Tiranës. Ndërsa dy të tjerët po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Bulqizës.