Aksident/ 2 persona humbin jetën në Elbasan, arrestohet drejtuesi i mjetit

Aksident/ 2 persona humbin jetën në Elbasan, arrestohet drejtuesi i mjetit

357
0

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga shtetasin me iniciale A.SH., 25 vjeç, banues në fshatin Jagodin.

 

Ai ishte drejtues i mjetit ‘Audi’, i cili pasditen e së dielës përplasi një motoçikletë duke e nxjerrë nga rruga dhe si pasojë drejtuesi i saj humbi jetën.

 

Pas ardhjes së policisë në vendngjarje, sipas njoftimit zyrtar, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi 35 vjeçar me inicialet E.D ka humbur jetën.

 

Mirëpo disa orë më vonë, mësohet se edhe pasagjeri që ndodhej në motoçikletë me të, 56 vjeçari Fatos Qosja, ka ndërruar jetë në spital.