Akreoma Saliu: Dua të arrij skenat europiane

-Kam nderin dhe kenaqësinë që për shumë lexues do ta lexojnë me kureshtje. Akreoma Saliu, për të gjithë ata që nuk të njohin, na fol pak për veten, prejardhjen dhe talentin tënd?

 

Une jam Akreoma.e sapo diplomuar per koreografi ne Universitetin e Arteve . Vij nga nje background i shkolles klasike te baletit.Por tashme praktikoj dansin kontemporan..Jam kercimtare te  “Albanian DanceTheater Company” e vetmja kompani egzistente qe praktikon dansin kontemporan ne Shqiperi. Krijimtaria ime eshte pjese e jetes time. Dansi eshte prioriteti im, cdo dite jeton me mua.

 

-Si arrite deri këtu, kush të shtyu të ndiqje këtë rrugë të bukur artistike?

 

Familja dhe koreografi im padyshim. Por me e rendesishmja vetja . Impenjimi dhe oret e perditshme te punes kane pasur rezultat.

 

-Ti sot je pothuajse në fillimin e ‘Rrugës’ , ëndrrat tua deri ku “fluturojnë” dhe ndalimi gjithashtu?

 

Nuk ndalojne endrrat e mia . Cdo dite eshte kerkim, studim mbi dicka te re ne lidhje me pasionin tim. Por dua te them qe synoj skenat nderkombetare.

 

-Në çfarë skenash ke dhënë shfaqje? Na trego pak për emocionet që të ka dhënë publiku?

 

Ne shqiperi pothuaj ne te gjitha skenat. Duke filluar qe nga teatrot e deri shfaqje ne rruge . Te ndalem te kjo e fundit. .. emocionet qe kam marre kur publikun e kam shume afer , nuk nderrohen me asnje lloj emocioni tjeter , sepse kjo e ben publikun te perfshihet. Te jete pjese e shfaqjes.

 

-Një artiste si ju, apo çdo artiste tjetër, pretendon që të jetoj në Shqiperi, apo te largohet jashtë shtetit?

 

Mendoj qe Duhen provuar skenat nderkombetare si eksperience profesionale dhe jetesore.

 

-Kesaj pyetje dua ti përgjigjesh vërtetë me sinqeritet, a mendoni se vleresohet arti dhe artistat në vendin tonë ?

 

Une jam vleresuar

Nuk mund te flas dot per te ardhmen, por tu pergjigja per kete qe po jetoj.

 

-Zëri i ri, vajza me shpirt artistik, Akreoma Saliu, mendon se të jesh artiste është po aq bukur edhe e veshtirë? Sepse njerëzit të ndalojnë në rrugë dhe të përgëzojnë. A mund ten a tregosh  një rast të tillë?

 

Nuk e quaj veshtiresi. Kjo eshte pjese e kenaqesise.

 

-Ke ndonjë keshillë për të rinjtë dhe të rejat? Duke qënë se si vend kemi pak që jemi hapur në rrugët e ëndrrave.

 

Investimi i perditshem individual nuk duhet te mungoje, mendoj qe eshte gjeja me e rendesishme. Dhe feel free . Enjoy (qesh).

 

-Akreoma, po i vjen fundi, mesazhi yt për lexuesit, për miqtë dhe për ata që të duan, cili është?

 

Mos mungofte dashuria!!

Faleminderit.

 

-Shume faleminderit  artiste, ishte kënaqësi.

 

Intervistoi: Hamdi Skeja.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *