Aida Nico/ Pse propozoj krijimin e Shtëpive Familje

Aida Nico/ Pse propozoj krijimin e Shtëpive Familje

998
0

Nga Aida Nico

Një problematikë shumë e rëndë në kohët që jetojmë është dhe dhuna në familje. Sipas asaj që ne shohim në ambjentin ku jetojmë vërejme se dhuna në familje rritet bashkë me varfërinë, pra ka lidhje direkte me mirqenien sociale. Politika nuk mund te nderhyje dhe brenda ne shtepite e Shqiptareve per te rregulluar mardheniet mes familjareve, por sigurisht mund te krijoje institucione te cilat kujdesen posacerisht per grate te cilat dhunohen sistematikisht. U interesova prane komisariatit te policise ku une banoj dhe aktualisht 90 gra kane urdher mbrojtje nga burrat e tyre. Çfarë ndodh realisht? Ne momentin qe grate dhunohen drejtohen ne komisariatin e policise dhe bejne denoncim mbi dhunen. Por kur policia shkon dhe shoqeron bashkeshortin ato shkojne dhe terheqin denoncimin edhe me friken se dhuna vazhdon serisht mbasi ata te lirohen nga policia qe zakonisht per rrahje i shoqeron vetem 10 ore dhe me pas i le te lire.

Une si kandidate e LIBRA do propozoj qe ne momentin e pare qe do kem fuqi ne parlament krijimin ne 12 qarqe nga nje institucion te perkujdesjes sociale i cili te kete emrin Shtepi Familje. Ne keto institucione te funksionojne si nje familje per perkujdesjen ndaj grave. Ne momentin qe nje grua eshte e dhunuar ,ne Shtepite Familje te ofrohet se pari strehim. Keto shtepi nuk mund te kene me pak se 50 shtreter. Se dyti secila Shtepi te kete menzen e saj e cila do ofroje te tre vaktet per cdo grua te dhunuar dhe femijet e tyre qe do streohen ne Shtepite Familje. Se treti do ofrojne perkujdesje psikologjike per te dhunuaren per rehabilitimin psikologjik. Gjithashtu psikologet e Shtepive familje te luajne rolin e ndermjetesuesit mes bashkeshorteve dhe te vendosin rikthimin ne shtepi te gruas se dhunuar ne momentin qe shohin stabilizim te mardhenies bashkshortore. Ne kete menyre do ulnim dhe numrin e divorceve sepse do i jepnim nje mundesi reflektimi seciles pale por gjithashtu do krijonim siguri per cdo grua qe dhunohet sistematkisht .Kane perfunduar edhe shume me krime ne familje pavaresisht se kane qene raste te njohura dhe te paralajmeruara mbi dhunen ne familje. Ju siguroj qe fondet per krijimin e Shtepive familje nuk kane asnje vlere perpara jeteve te marra nga krimi ne familje. Nuk kane asnje vlere perpara shkaterimit te familjeve shqiptare qe nga viti ne vit rriten divorcet per shkak te varferise .