“Ai i ka edhe sot flokët, po unë thuaj” kjo foto e...

“Ai i ka edhe sot flokët, po unë thuaj” kjo foto e Ardit Gjebreas dhe Pirro Çakos na bëri nostalgjikë të gjithëve

435
0

 

Këngëtari dhe moderatori shumë i dashur për publikun shqiptar, Ardit Gjebrea, duket se është bërë paksa nostalgjik. Në profilin e tij në “Instagram”, ai ka publikuar një fotografi të 27 viteve më parë, ku shfaqet së bashku me kantautorin e njohur, Pirro Çako.

 

Në foton në fjalë, Arditi dhe Pirro shfaqen duke pirë kafe dhe duke ngrënë biskota.  “Me Pirro Çakon, si sot duke ngrënë biskota”, shkruan Gjebrea krahas fotos.

 

Postimi i tij ka marrë me mijëra pëlqime dhe qindra komente. Madje edhe personazhet e njohur të ekranit shqiptar si Aurela Gaçe, Jonida Maliqi apo edhe Rezarta Shkurta i kanë lënë nga një koment.

 

Ndërkohë një ndjekës i shkruan: “Ishte koha kur keni qënë me flokë“. Arditi s’ka hezituar t’i kthejë një përgjigje: “Pirro i ka edhe sot, po unë thuaj”.