Agjenti i Casillas: Sulmi ka mundur të jetë i tmerrshëm po t’i...

Agjenti i Casillas: Sulmi ka mundur të jetë i tmerrshëm po t’i ndodhte kjo gjë

426
0

Carlos Cutropia e ka konsideruar Iker Casillasin me fat, që sulmi në zemër i ka ndodhur në stërvitje te Porto.

Portieri legjendar i Spanjës ka shokuar të gjithë, me lajmin që ka pësuar sulm në zemër, por për fatin e mirë të tij, tashmë më e keqja ka kaluar.

 

Agjenti i spanjollit, ka vlerësuar ekipin mjekësor të Portos për reagimet e shpejta, duke thënë se nëse ky sulm do të ndodhte diku tjetër, ka mundur të jetë i tmerrshëm për Casillas.

 

“Iker ka pasur një stërvitje intensive të martën dhe një tjetër dje (e mërkurë) në mëngjes”, ka deklaruar Cutropia, përcjell ‘lajmi.net’.

 

“Në mes të stërvitjes të mërkurën u ndje keq në gjoks, gojë dhe krahë”.

 

“Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për ekipin mjekësor të Portos, i cili e dërgoi shumë shpejt Ikerin në spital”.

 

 

“Ai nuk e humbi vetëdijen. U ndje keq, por nuk mendonte se kishte pasur sulm në zemër”.

 

“Nuk kishte qenë i vetëdijshëm për atë që po i ndodhte atij. Ai e mori vesh këtë vetëm pas operacionit”.

 

“Ai kurrë nuk ka pasur ndonjë simptomë dhe asgjë tjetër nuk i ka ndodhur ndonjëherë. Kjo ka qenë një tronditje për të gjithë”.

 

“Ka qenë shumë me fat që kjo ka ndodhur kur kishte afër ekspertët mjekësorë. Nëse kjo do t’i ndodhte në shtëpi, ai ndoshta do të shkonte në stërvitje më pas, dhe pasojat kanë mundur të jenë të tmerrshme”.

 

“Kjo është fitorja më e madhe në jetën e tij”