Agim Kajmaku fut në telashe punonjësit e policisë, SHÇBA nis hetimet për...

Agim Kajmaku fut në telashe punonjësit e policisë, SHÇBA nis hetimet për disa efektivë

419
0

SHÇBA nis hetimet për disa policë, të cilët dyshohet se kanë dekonspiruar operacionin për ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmakun.

Prej 10 ditësh, autoritetet kanë kryer kontrolle në banesën e Kajmakut dhe në banesat e të afërmve të tij dhe dyshohet se socialisti është ndihmuar nga disa punonjës të policisë për të mos rënë në pranga.

Kajmaku është shpallur në kërkim nga policia për akuzat e ”shpërdorimit të detyrës”, ”shkelje të ligjit të dekriminalizimit” dhe ”ushtrim të detyrës në përfundim të mandatit”. Sipas sistemit TIMS-s, ish-kreu i bashkisë së Vorës rezulton të jetë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës sekuestroi telefonin e vartësit të Kajmakut, Gentian Picarit, i cili u zgjodh prej këtij të fundit si n/kryetar, pasi dyshohet se Picari nuk ka dhënë informacione për vendodhjen e Kajmakut dhe mund të ketë komunikuar me Kajmakun, por Picari (ish-shefi i kabinetit të Bashkisë së Vorës) ka bërë kërkesë në gjykatë për ta marrë sërish.