Afati i fundit: Ja kur do të ndërpriten transmetimet analoge

Afati i fundit: Ja kur do të ndërpriten transmetimet analoge

468
0

Data e fundit për ndërprerjen e transmetimeve analoge do të jetë 1 shtatori dhe nuk do të ketë shtyrje të mëtejshme.

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka bërë të ditur se ky do të jetë afati i fundit për ndërprerjen e transmetimit.

Njoftimin e ka bërë gjatë një seance në Komisionin për Edukim dhe Informim Publik, kreu i AMA-as, Gentian Sala.

Teleshikuesit që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, duhet të pajisen me dekoder digjital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi.

 

/Gazeta Reforma