Ademi nuk tërhiqet, vijon detyrën si kryebashkiake, mesazhi i fortë nga...

Ademi nuk tërhiqet, vijon detyrën si kryebashkiake, mesazhi i fortë nga Shkodra

362
0

 

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, deklaroi sot vendosmërinë për të vijuar detyrën, derisa në këtë qytet dhe në të gjithë Shqipërinë të zhvillohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ademi deklaroi në një komunikim me mediat, pasi Këshilli Bashkiak i Shkodrës zhvilloi mbledhjen e parë, se beteja e qytetarëve do të vazhdojë.

Nuk lejojmë që një uzurpator të uzurpojë qytetin dhe Shqipërinë.

Shkodranët e kanë demonstruar këtë përditë, Shkodra meriton shumë. Këtë vlerësim që ne ia bëjmë tokës dhe vendit tonë dhe luftojmë fort, ne do të vazhdojmë ta duam qytetin, ta mbrojmë.

Unë kam detyrën dhe përgjegjësinë të jem kryetare e bashkisë së Shkodrës deri në momentin sa më të shpejtë për të gjithë ne e jo vetëm për Shkodrën, por për vendin, kur ne shqiptarët të sigurojmë zgjedhje të vërteta, të rregullta, të gjithë të zgjedhin të lirë, jo vetëm kryetarin e bashkisë, por edhe këshillat bashkiakë”, tha ajo.

Ademi theksoi se kjo që u bë sot është demonstrim i së vërtetës, jo vetëm ne që ne e mbështesim, por për të gjithë ata që kanë vesh të dëgjojnë, e të prekin të vërtetën e dhimbshme të shqiptarëve që nuk lodhen kurrë për të kërkuar lirinë e demokraci.