Abuzimet seksuale me miturit shoqërojnë Papën e Nderit në ditëlindjen e 92

Abuzimet seksuale me miturit shoqërojnë Papën e Nderit në ditëlindjen e 92

411
0

Ditëlindja e Papës Benedikti XVI shoqërohet me një shkrim të tij kushtuar abuzimeve. Radio Vatikani shkruan se Benedikti XVI, ka kërkuar përgjigje të drejta për këtë plagë dhe

citon artikullin e Papës:

“Ilaçi për sëmundjen që na kërcënon në botën mbarë kohët e fundit, nuk mund të jetë tjetër, veçse lëshimi i plotë në dorë të dashurisë së Zotit. Nuk mund të pritet kurrfarë

shprese nga një Kishë e bërë nga ne, e ndërtuar nga duar njerëzore, që beson në aftësitë e veta. Nëse reflektojmë ç’ka duhet bërë, “është e qartë se nuk kemi nevojë për një

Kishë tjetër, të shpikur nga ne”. Sot, kisha shikohet kryesisht si një lloj aparati politik e kriza, e shkaktuar prej shumë rasteve të abuzimeve nga ana e meshtarëve, të nxit

të arrish deri në atë pikë, sa ta konsiderosh si diçka të parealizuar, që duhet ta marrim në dorë ne vetë e ta formojmë në një mënyrë të re. Por mbi një Kishë, të bërë prej

nesh, nuk mund të mbështetet kurrfarë shprese!”