A ka dështuar policia në Shkodër? Lleshaj: Krimi ka lëshuar rrënjë

A ka dështuar policia në Shkodër? Lleshaj: Krimi ka lëshuar rrënjë

443
0

Policia duket e pafuqishme ndaj krimit në Shkodër. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë prezantimit të Prefektit të ri të Qarkut Shkodër, Valdrin Pjetri, tha se krimi ka lëshuar rrënjë në Shkodër. “Pritshmëria dhe nevoja e qytetarëve të Shkodrës për më shumë siguri ëhstë e lartë. Sezoni i ri turistik dhe fushata zgjedhore do të kërkojë dhe një angazhim mëtë madh të sigurisë dhe rendit publik. Niveli i sigurisë është sfiduar disa herë në Shkodër, kemi patur goditje të forta të sigurisë që vjen si pasojë e krimit të organizuar. Përforcimet e reja që do marri nga ministria e brendshme, për të garantuar që siguria në qarkun e Shkodrës të jetë në nivelin që meriton. Qytetarët të bëhen palë me policinë, përball krimit”, tha Lleshaj, i cili gjatë së shtunës shkarkoi drejtorin e Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati.