A e dini se inteligjenca trashëgohet nga nëna?

A e dini se inteligjenca trashëgohet nga nëna?

587
0

Shumica prej nesh përgjithësisht supozojmë se inteligjenca trashëgohet nga të dy prindërit, por nuk është saktësisht ashtu.

Vetëm njëri prej dy prindërve gëzon të drejtën e meritave, në këtë rast ajo është mamaja. Kjo ndodh pasi, kur mamaja kalon gjenet e lidhura me inteligjencën e lartë, tek fëmija ato do të mbërrijnë në vendin e duhur. Por në qoftë se të njëjtën gjë e bën babai, duke i kaluar gjenet, dhe kujtojmë se meshkujt kanë vetëm një kromozom X, ato nuk do ia dalin kurrë që të përfundojnë në zonën që ka nevojë për to. Bazuar mbi këto gjetje, psikologët thonë se parashikuesi më i mirë për të gjetur inteligjencën e fëmijës është të bazohesh në nivelin e inteligjencës së mamasë.

Mamatë, edhe pse kanë të drejtë të mburren, bëjnë mirë të mos entuziazmohen më shumë se ç’duhet. Kjo pasi vlerësohet që vetëm 40 deri në 60% e inteligjencës është e trashëguar nga gjenet, pjesa tjetër varet nga ambjenti ku rritet fëmija dhe mënyra e prindërimit. Megjithatë, është shumë interesant fakti se kërkimet tregojnë që në rritje e sipër të fëmijës babai ka më shumë ndikim në inteligjencën që formohet rrugës. Fëmijët që kalojnë më shumë kohë me babain përfundojnë me nivel më të lartë inteligjence.