A do të luajë apo jo Xherdan Shaqiri kundër Barcelonës

A do të luajë apo jo Xherdan Shaqiri kundër Barcelonës

329
0

Liverpooli dhe Barcelona zhvillojnë aktin e dytë gjysmëfinal në Champions League, ku edhe do të vendoset finalisti i parë.

 

Ndeshja e parë i takoi katalonasve që triumfuan 3:0 dhe tashmë finalja e Madridit është shumë afër. ‘Të Kuqtë’ nuk kanë marrë aspak lajme të mira para ndeshjes për të shpresuar në një rikthim. Dy lojtarët kryesorë, Roberto Firmino dhe Mohamed Salah nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e sotme.

 

Megjithatë, me shumë mundësi vendin e yllit egjiptian do ta zë Xherdan Shaqiri, i cili pritet të startojë pas plot katër muajve.

 

Formacionet e mundshme: Liverpool (4-3-3): Alisson: Alexandre-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson: Henderson, Fabinho, Wijnaldum: Shaqiri, Origi, Mane.

 

 

Barcelona (4-4-2): Ter Stegen: Semedo, Pique, Lenglet, J.Alba: Roberto, Busquets, Rakitic, Arthur: Messi, Suarez. Gjithçka do të shihet sonte në orën 21.00.