A do të ketë zgjedhje lokale? Çfarë thotë astrologia

A do të ketë zgjedhje lokale? Çfarë thotë astrologia

358
0

Politika shqiptare vazhdon të jetë e paparashikueshme, ku teksa dy parti kanë dalë nga Parlamenti, qeveria vijon axhendën e saj për përgatitjen e zgjedhjeve të 30 qershorit. Në një kohë kur opozita ka lënë të kuptohet se do të bojkotojë zgjedhjet, sa mundësi ka që ato të zhvillohen edhe pa pjesëmarrjen e saj?

Përveç marrëveshjeve politike apo ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, një parashikim për këtë gjë mund ta japë edhe astrologjia. Astrologjia e njohur, zonja Meri, duke parë pozicionet e planetëve thotë që do të ketë zgjedhje.

“Edhe në datën e zgjedhjeve, edhe Jupiteri edhe Saturni janë në pozicionet e tyre. Unë mendoj se do ketë zgjedhje, e tregon edhe Jupiteri e Neptuni, edhe pse nuk është mirë të deklarojmë gjëra precize”, tha ajo për emisionin “Exclusive”.

Mbrëmjen e së dielës, në këtë emision u trajtua tema e parashikimit të fatit në disa mënyra, që tek letrat, filxhani apo biseda me perënditë.