A do marrë fund kriza politike? Zyrtari amerikan vjen në Tiranë

A do marrë fund kriza politike? Zyrtari amerikan vjen në Tiranë

461
0

Java që vjen do të jetë vendimtare për zgjidhjen e krizës politike. Zëvendës-ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer viziton Tiranën. Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të një turi që zyrtari i lartë amerikan zhvillon në Ballkan. Gjatë vizitës në kryeqytetin shqiptar, Palmer pritet të zhvillojë takime me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në qendër të takimeve do të jenë diskutimet mbi krizën politike të krijuar pas djegies së mandateve të deputetëve të opozitës. Zëvendësi i Hojt Brajen Ji pritet të luajë të njëjtin rol si ish-zyrtari i lartë i departamentit amerikan të shtetit pas vizitës të së cilit, 2 vjet më parë mazhoranca dhe opozita arritën një marrëveshje për të hyrë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Nga kampi opozitar nuk ka asnjë lëvizje mbi kushtet që ata kanë vendosur: largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

 

Por për qeverinë këto kërkesa janë të papranueshme, ndërsa pas djegies së mandateve nga deputetët opozitarë, Kuvendi po mbushet me kandidatët pasues që janë në listat e dy partive PD dhe LSI.

 

Ajo që është vënë re ditët e fundit është fakti se brenda PS-së ka pasur zëra kundër kryeministrit Edi Rama.