A do e SHKARKONI drejtorin e Policisë? Rama flet për herë të...

A do e SHKARKONI drejtorin e Policisë? Rama flet për herë të parë për Ardi Veliun: Ka gabuar, ka gabuar! (VENDIMI I KRYEMINISTRIT)

470
0

Kryeministri Rama e përsëriti tre herë që drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka gabuar me publikimin e videos së mamasë së të miturit të dhunuar në zonën e Liqenit. Por kur u pyet nëse do e shkarkojë, Rama tha se ‘këtë çështje e konsideron të mbyllur’ duke vënë kështu ‘vulën’ për qendrimin e Ardi Veliut në detyrë.

 

“Më lejoni ta sqaroj që drejtori i Policisë për të cilin kam konsideratat më të larta për integritetin, profesionalizmin dhe rezultatet e aritura, në këtë rast ka gabuar, ka gabuar. E them pa asnjë rezervë, ka gabuar. Por jam i prirur t’i besoj ndjesës së tij publike se sa të gjithë moralistëve të mexhelisit të këtij vendi. Nuk ishte një përpjekje për të justifikuar dhunën sepse punonjësi i policisë është pezulluar menjëherë dhe është cuar në hetim menjëherë. Por është keqshpjeguar për të thënë ok, por dhe familja ka përgjegjësinë e vet. Çështja për mua është e mbyllur, ata që predikojnë më shumë moral dhe ligjësi morale, kam fatin t’i njoh siç kam fatin të njoh dhe drejtorin. Midis atyre dhe drejtorit unë zgjedh drejtorin, më vjen keq”, përmbylli Rama duke kërkuar që kjo deklaratë mos t’i keqinterpretohet nga ana e mediave.