Kryetari Dehari: Greshica me rrugë, për fjalën e dhënë!

Kryetari Dehari: Greshica me rrugë, për fjalën e dhënë!

499
0

Puna për mirëqenien e qytetarëve të komunës së Kërçovës, po vazhdon çdo ditë, në çdo cep të komunës nga kryetari i saj, Fatmir Dehari. Sot, kryetari Dehari ishte në fshatin Greshnicë, nga ku promovoi punën e jashtëzakonshme që po bëhet në infrastrukturën e këtij lokaliteti.

Për punën në këtë fshat, kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka shkruar në rrjetin social si vijon:

“Aty ku flet puna, vepra, dhe argumenti , çdo llaf tjetër është i tepërt!

Greshnicë, jemi aty ashtu siç ju thash dje!

Na prit Zajaz, e bëhu gati Llapkidoll për rrugën e kuqe!

 

Jo për zgjedhjet e ardhshme, por për fjalën e dhënë dhe detyrimeve ndaj Jush.

 

Ju duam vetëm me punë!”