Presidentja e Albanian Excellence, Flora Nikolla nderohet me çmimin “Laureate për Të...

Presidentja e Albanian Excellence, Flora Nikolla nderohet me çmimin “Laureate për Të drejtat e femrës” nga Komuna e Pejës

499
0

Presidentja e Albanian Excellence, Flora Nikolla nderohet me çmimin “Laureate për Të drejtat e femrës” nga Kuvendi Komunal i Pejës. Me motivacionin “Për kontributin e saj si skenariste dhe producente, aktiviste e shoqërisë civile dhe për kontrobutin e dalluar për fuqizimin e femrës në shoqëri, zhdukjen e diskriminimeve dhe mbrojtjen e të drejtave të femrës pa dallime race, etnie, konfesioni, mosh, aftësie, kualifikimi apo çfarëdo dallimi tjetër brenda kornizave të rregullit shoqëror”, çmimi ju dorëzua znj. Flora Nikolla nga kryetari i kësaj komune, zoti Gazmend Muhaxheri në një seancë solemne të kuvendit të komunës së Pejës.

Për presidenten e Albanian Excellence, Flora Nikolla, ky çmim që mori sot në Kosovë është një nder dhe respekt i jashtëzakonshëm që do ruaj në zemër tërë jetën. “Jam vërtet e emocionuar për këtë çmim, të cilin jua dedikoj zonjave asambleiste që më nderuan dhe respektuan. Duke pasur një barrë shumë të madhe mbi supe, sepse prezantoj këtu jo vetëm veten time, por të gjitha zonjat shqiptare në botë, të cilat me shumë devotshmëri dhe respekt nderojnë Shqiërinë, Kosovën dhe gjithë trojet shqiptare. Në respekt të tyre do doja një duartrokitje të forte.Albanain Excellencë, që ka një emër të madh mbulon dhe respekton të gjithë shqiptarët kudo në botë, kudo ku ka shqiptarë. Në lidhje me zonjat shqiptare kemi bërë punë shumë të madhe, kemi nderuar me tituj të tillë si “Zonjat që bëjnë Shqipërinë”, “Zonjat shqiptare që bëjnë shqiptarinë”. Për shkak të kovidit, e shtymë pak, por këtë vit do bëjmë “Zonjat shqiptare që bëjnë botën”. Jam e sigurtë që do të kemi një zonjë nga Peja që do të ketë këtë titull, ky aktivitet do zhvillohet në tiranë.

Me këtë obligim dhe dashuri, me këtë çmim që më nderuat, dëshirojmë shumë të bëjmë për Pejën, dhe besoj se 23 vjetorin e çlirimit të Pejës do kemi një libër me histori suksesi të zonjave shqitare pejane kudo që janë. Emocionet e mia shtohen, sepse si gazetare kam ndjekur luftën e Kosovës, atë zhvendosje barbare të njerëzve në vitn 99, duke realizuar një dokumentar. Këto emocione që kisha që mbrëmë kur erdha në Pejë dhe që po i shkarkoj sot këto fjalë këtu, kanë një bazë shumë të bukur, dhe unë e konsideroj një nga kujtimet më të vyera ndjekja hap pas hapi e luftës së Kosovës. Mund të marr shumë çmime, por çmimi që mora sot në Kosovë është një nder dhe respekt i jashtëzakonshëm që do ruaj në zemër tërë jetën”-u shpreh znj. Flora Nikolla.

 

16 Qershori simbolizon 22 vite Liri për qytetarët e Pejës

Komuna e Pejës me aktivitete te shumta e festoj 16 Qershorin ditën e Çlirimit, por Seanca solemne e Kuvendit te Komunës ishte ngjarja kulminante qe rezultojë edhe me nderimin e figurave kontribuuese për Pejën nder vite. “Para 22 viteve, Peja kishte pamjen e tmerrit si pasojë e një lufte nga okupatori i cili vrau, masakroi dhe dogji çdo gjë. Por sot, ne po festojmë 22 vjetorin e lirisë! Në këtë përvjetor lirie, kujtojmë ata që sot s’i kemi por që u flijuan për lirin qe ne e gëzojmë sot, kujtojmë  mijëra dëshmorë, luftëtarë e martirë lirie anë e kënd atdheut tonë. Por, nuk do ta harrojmë asnjëherë ndihmën shteteve mike ne mbarë  botën, qe përmes forcave të NATO-s e ndihmuan fuqishëm lirinë e Kosovës.  Pra, sot e përmot ju qytetarë te Pejës festoni e gëzohuni me aktivitete kulturore, artistike e sportive për nder të Ditës së Çlirimit të qytetit tonë te zemrës Pejën”-, tha nder te tjera Kryetari i Komunës se Pejës z.Gazmend Muhaxheri.