Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri, miqësia Rama-Erdoğan, ndërtimi i shtëpive dhe spitalit, kënga për presidentin...

Marrëdhëniet Turqi-Shqipëri, miqësia Rama-Erdoğan, ndërtimi i shtëpive dhe spitalit, kënga për presidentin Erdoğan/ Flet Ambasadori i Turqisë në Tiranë

515
0

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë janë mjaft të rrënjosura. E shkuara e këtyre marrëdhënieve starton në një kohë shumë të hershme, para shumë shekujsh dhe ne, Turqit dhe Shqiptarët, vazhdojnë të jetojmë bashkërisht në gjeografinë ballkanike, e po ashtu të jetojmë së bashku me lumturi dhe kënaqësi. Prej shumë vitesh ne vijojmë të kemi një marrëdhënie shumë speciale. Elementi më i rëndësishëm i këtyre marrëdhënieve speciale është lidhja farefisnore. Dhe kjo vjen si rrjedhojë e jetesës së përbashkët prej shekujsh të tërë. Ka familje që janë ndërtuar bashkërisht, nga turqit dhe shqiptarët. Ka breza që vijojnë nga këta familje. Si rrjedhojë unë turqit dhe shqiptarët i konsideroj si mish e thua. Ashtu siç e kam shprehur edhe më parë. Edhe në familjen time kam të afërm me origjinë shqiptare. Besoj se momentalisht në Turqi jetojnë më shumë se 4-5 milion qytetarë me origjinë shqiptare. Këta kanë formuar familje. Janë pjesë e jetesës sociale dhe jetës së punës në Turqi. Janë pjesë e jetës kulturore. Nisur nga kjo këta marrëdhënie speciale i kanë pozicionuar turqit dhe shqiptarët si aleatë natyralë gjatë gjithë historisë. Madje njëri prej treguesve më konkret për këtë, ashtu siç e dini, pas shpërndarjes së Shtetit Osman pas Luftës Ballkanike dhe Luftës së I-rë Botërore, në vitin 1923, pikërisht pas përpjekjeve që treguam gjatë Luftës Çlirimtare, Republika e re e Turqisë, në drejtim të Mustafa Ataturkut dhe Turqia, menjëherë pas themelimit të republikës arriti një marrëveshje. Njëri prej 3 shteteve me të cilët vendosi marrëdhëniet diplomatike ishte Shqipëria dhe emri i marrëveshjes së nënshkruar mes Republikës së Turqisë dhe Republikës së Shqipërisë ishte Marrëveshja e Përjetshme e Miqësisë dhe e Bashkëpunimit. Pra dua të theksoj se fjala “e përjetshme” këtu është mjaft e rëndësishme. Ky është një cilësim që nënkupton një miqësi të pafundme dhe një bashkëpunim të pafund.

 

Për mua kjo është shumë e rëndësishme. Por natyrisht mes dy shteteve ka pasur një periudhë të cilësuar si pauzë. Ky është një fakt historik. Pasi Shqipëria, në vitin 1945, e pozicionoi veten në një kamp të ndryshëm, edhe në marrëdhëniet Turqi-Shqipëri u krijua një pauzë dhe më pas, kur Shqipëria, në vitin 1990, kaloi në sistemin multipartiak, në sistemin demokratik dhe u rikthye në ekonominë e tregut, ajo pauzë në mënyrë të konsiderueshme është mbyllur. Pas atij viti e deri më sot marrëdhëniet tona kanë ardhur duke u lartësuar vazhdimisht dhe duke fituar shumëllojshmëri. Sakaq nëse vijmë në ditët e sotme, ashtu siç e dini, unë tashmë prej 3 vitesh përfaqësoj Republikën e Turqisë në Shqipëri. Mund të them se këtë detyrë e plotësoj me kënaqësi të madhe dhe entuziazëm të madh, e si rrjedhojë e punës sime këtu mund të shprehem se marrëdhëniet Turqi-Shqipëri sa vijnë e shumëfishohen, pasurohen dhe thellohen në çdo aspekt, në atë ekonomik, tregtar, kulturor dhe ushtarak. Pa dyshim që unë si ambasador ndjehem shumë i lumtur për këtë arsye. Në këtë fazë, nëse do të bëjmë një vlerësim të marrëdhënieve tona politike, ashtu siç e dini Z. Kryeministri Rama në datat 6-7 janar realizoi një vizitë zyrtare në Turqi.

 

– Z. Ambasador, vizita e Kryeministrit Edi Rama u komentua në një aspekt ndryshe. Në lidhje me vizitën u tha se Turqia ose më saktë Presidenti Erdoğan mban anën e Edi Ramës ose se ‘Rama është kukulla e Erdoğan’. Këndvështrimi i Republikës së Turqisë ndaj Shqipërisë është personal apo shtetëror?

 

Ashtu siç u shpreha pak më parë, ne jemi dy popuj të cilët kemi jetuar në formë të ndërthurur prej shumë shekujsh. Rrjedhimisht në gjeografinë e mendjes dhe zemrës së popullit turk, populli shqiptar dhe shqiptarët zënë një vend shumë të veçantë. Kjo kështu ka vijuar gjithmonë. Mustafa Kemal Ataturku, në kohën kur shpalli Republikën në vitin 1923, ka thënë një fjalë të njohur dhe domethënëse: “Ne e konsiderojmë popullin shqiptar si pjesën tonë, si vëllain tonë!’ Nëse vijmë në ditët tona, në vitin 2015, në kohën kur Presidenti ynë realizoi një vizitë zyrtare në Shqipëri, shprehu një deklaratë shumë të rëndësishme: ‘Ne ecim krah për krah me vëllezërit tanë shqiptarë prej shekujsh të tërë dhe do të vijojmë të ecim sup më sup edhe në këtë rrugë, jemi të vendosur që tiu përcjellim këtë unitet, miqësi dhe solidaritet ndaj brezave që do të vijnë në të ardhmen.’ Mund të them se edhe Presidenti ynë ndjen një dashuri dhe afrimitet të veçantë ndaj popullit shqiptar. Si rrjedhojë, ky këndvështrim dhe qasje që vjen nga zemra pasqyrohet në çdo dimension të marrëdhënieve dypalëshe. Vizita që Kryeministri Rama realizoi në shtetin tonë në datat 6-7 janar në thelb, ashtu siç edhe u pasqyrua në median shqiptare, ishte një vizitë më se zyrtare. Kjo ishte një vizitë më se e suksesshme dhe produktive. Në saje të kësaj vizitë marrëdhëniet Turqi-Shqipëri u lartësuan në nivelin e partneritetit strategjik. Tanimë marrëdhëniet Turqi-Shqipëri kanë një kuadër dhe kornizë krejt të re. Emri i kësaj kornize është partneriteti strategji. Mirëpo cili është kuptimi i këtij? Ashtu siç e dini, kjo marrëveshje u nënshkrua nga Presidenti ynë dhe Z. Rama në Ankara dhe bazuar në këtë marrëveshje tashmë Turqia dhe Shqipëria do të realizojnë mbledhje dypalëshe të paktën një herë në vit. Ne këtë e quajmë Këshilli i Nivelit të Lartë të Bashkëpunimit. Përsëri, si rezultat i vendimeve që do të merren pas këtyre mbledhjeve, dy ministrat e jashtëm do të formojnë një këshill konsultimi dhe një grup pune bashkë me pjesëmarrjen e dy ministrave, e me qëllim zbatimin dhe përjetësimin e këtyre vendimeve që do të merren mes dy qeverive, përsëri të paktën një apo dy herë në vit do të ketë mbledhje reciproke. Cili është kuptimi i kësaj? Kuptimi i kësaj është ky: Tani e tutje marrëdhëniet Turqi-Shqipëri do të vijojnë në një nivel më të lartë. Ministrat e dy shteteve do të trajtojnë bashkërisht projektet, temat e bashkëpunimit dhe unanimitetin që do të arrijnë do e përjetësojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Ndoshta diçka e tillë do të disafishojë punën tonë si ambasadë, por sipas meje kjo do të jetë një lodhje e ëmbël. Pse? Sepse ne do të jemi përgatitorët e një klime që do të jetë më pozitive, më strukturuese, e bazuar më shumë në bashkëpunim, në të cilën përjetësohen projektet e përbashkët, në të cilën thellohet bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar, e si rrjedhojë në këtë kuadër niveli i mirëqenies lartësohet sa më shumë për popullin turk dhe shqiptar. Si rrjedhojë unë mendoj se vizita që Kryeministri Rama në shtetin tonë shënoi një pikënisje të rëndësishme të marrëdhënieve politike Turqi-Shqipëri në një kohë të shkurtër. Së fundmi realizuam së bashku me Ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit edhe ceremoninë e hedhjes së themeleve në Laç për shtëpitë e tërmetit. Bëhet fjalë për 522 shtëpi. Ashtu siç e dini gjatë asaj ceremonie për hedhjen e themeleve na nderoi me pjesëmarrjen e tij online edhe Presidenti ynë. Planifikojmë që këta shtëpi ti dorëzojmë brenda muajit gusht.

 

– Z. Ambasador, të gjitha këta ndihma synojnë të përfundojnë deri në periudhën e zgjedhjeve. Mos vallë Turqia po mbështet Ramën dhe të majtën në Shqipëri? Ky është kuptimi i kësaj?

 

Natyrisht marrëdhëniet janë marrëdhënie mes shteteve dhe qeverive. Këta marrëdhënie zhvillohen brenda një kuadri dhe formati të caktuar. Ne kemi një fjalë në lidhje me këtë. Shtetet dhe rregulli i punës së shteteve është si një tërësi dhe një makineri. Ndoshta mund të ndryshojnë ata që rrotullojnë çarqet e këtij shteti, por marrëdhëniet mes dy shteteve janë gjithmonë të qëndrueshme. Pa dyshim që ka edhe një realitet të tillë, mes Presidentit tonë dhe Z. Rama ka një marrëdhënie miqësore dhe afrimitet të veçantë. Në kuadër të kësaj dashurie dhe respekti reciprok, të hapur dhe të vërtetë, harmonia mes liderëve pasqyrohet në formë pozitive edhe mbi diplomaci dhe marrëdhëniet dypalëshe. Pa dyshim vendimet e marrë sot dhe projektet e jetësuar janë projekte që synojnë mirëqenien mes dy shteteve, lartësimin e mirëqenies së rajonit dhe janë projekte në interes të popullit të këtij rajoni, pra të popullit shqiptar. Ai që do të përfitojë nga këta projekte është miku ynë në nivel të parë, pra populli shqiptar.

 

– Ka nga ata që thonë se Turqia, ndërkohë që po realizon të gjithë këta ndihma, me siguri do të marrë diçka në këmbim. Në të vërtetë çfarë kërkon Turqia në këmbim të këtyre ndihmave?

 

Kjo është një pyetje me vend, unë do mundohem ta shpjegoj kështu. Ky është rezultati natyral i qytetërimit të turqve, të cilin e kanë sjellë që nga Azia e Mesme e deri në ditët e sotme. Ne jemi vazhdimësia e një race që ka ngritur perandori dhe ka shpërndarë perandori. Ne jemi vazhdimësia e një brezi të tillë. Në qytetërimin tonë, sado i fuqishëm dhe i pushtetshëm të jeni, asnjëherë nuk lihet pas dore modestia, solidariteti, dhënia e ndihmesës ndaj atyre që janë në pozitë të vështirë, atyre që kanë pësuar padrejësi dhe shtypje, kjo është një kulturë karakteristike e qytetërimit tonë. Kjo nuk është diçka specifike vetëm për Shqipërinë, kjo është diçka që ne e jetësojmë në çdo rast në gjithë botën. Si rrjedhojë, gjatë periudhës së pandemisë, ndërkohë kur Turqia në një anë po vijonte luftën me pandeminë brenda shtetit të saj, nga ana tjetër, duke përfshirë dhe Shqipërinë, dërgoi ndihma mjekësore në plot 155 shtete të botës. Dërgoi ilaçe. Dërgoi testime diagnostifikuese të Covid-19. Dërgoi materiale mbrojtës. Edhe Shqipërinë e ndihmuam në këtë kuadër. Në këtë kuadër ndihmuam edhe të gjithë Ballkanin. Por nuk u kufizuam vetëm me Shqipërinë ose me Ballkanin, nga Indonezia deri në Lindjen e Largët, nga Azia Jugore deri në Amerikën Latine e deri në SHBA, disa prej shteteve të BE-së, shteteve miq dhe aleatë të NATO-s, nga Spanja deri në Francë, Turqia në këtë periudhë parashtroi një shembull solidariteti ndërkombëtar duke bërë çdo gjë të mundshme e madje edhe duke shfrytëzuar mundësitë e saj në maksimum. Ne këtë e formulojmë si një dimension njerëzor dhe iniciativ të politikës sonë të jashtme në drejtimin vizionar të Presidentit tonë. Ne, në politikën tonë të jashtme, mendojmë se njëri prej elementëve më të rëndësishëm është të marrim njeriun në qendër, në këtë kuadër të shtojmë ndihmat humanitare, të mund të zgjasim sa më shumë dorën e ndihmës dhe mbështetjes ndaj njerëzve që jetojnë në gjeografi të vështira dhe problematike. Diçka e tillë nuk ju bën të ktheheni pas nga gjendja juaj momentale, përkundrazi, të jepni, të ndani atë që keni me të tjerët edhe ju qetëson në pikëpamjen e ndërgjegjes, por edhe në kuptimin shpirtëror ju lartëson, e njëkohësisht fitoni dhe zemrat e personave nevojtarë. Pasi i ndihmoni të tejkalojnë vështirësitë dhe problemet. Ne, si Turqi, po mundohemi të përçojmë këta ndihma në çdo gjeografi ku mund të arrijmë me njësitë tona, duke nisur nga TIKA (Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim), AFAD (Departamenti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente të Turqisë), UMKE (Ekipi Kombëtar i Shpëtimit Mjekësor) si një departament i varur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria jonë e Mbrojtjes. Zgjasim dorën e ndihmesës duke nisur që nga kufiri Myanmar ku gjenden muslimanët e Arakanit e deri në shtete të ndryshëm në Amerikën Latine, në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe në Palestinë, në të gjitha këta gjeografi problematike, në Sirinë e shtypur që po vuan e deri tek vëllezërit e tjerë që kanë pësuar padrejtësi dhe janë shtypur. Ne këtë e bëjmë me sinqeritet dhe me zemër. Sapo pyetët nëse këta i kemi bërë duke pritur ndonjë këmbim, mund t’iu them se ‘Jo!’, pasi në kulturën, besimin dhe qytetërimin tonë nuk ka një qasje të këtillë. Madje ne kemi një fjalë. Atë që jep dora e djathtë, dora e majtë nuk duhet ta dijë. Po ashtu tek ne kemi një filozofi të drejtimit të shtetit: Mbaj njeriu në jetë që dhe shteti të jetojë. Ne të gjitha këta i bëjmë bazuar në këtë filozofi dhe këndvështrim.

 

Turqia sot, në normë me të ardhurat kombëtare, sipas të dhënave statistikore të fundme dhe raporteve të OKB-së, është shteti më bujar në botë. Mund tiu them haptazi se ne krenohemi me këtë bujari. Në këtë periudhë plot vështirësi, në të cilën të gjithë po përjetojnë një periudhë të vështirë në aspektin fizik, shpirtëror, ekonomik dhe tregtar, shtetet me mundësi ekonomike duhet të jenë shembull për shtetet e tjerë.

 

–  Z. Ambasador, le të cekim çështjen e sigurisë: Turqia, me qëllim formimin e ushtrisë së Shqipërisë, së pari dërgoi një ushtarak në gradën rreshter. Pas viteve 90’ këta marrëdhënie vijuan të zhvillohen. Në vitin 97’ Znj. Tansu Çiler bëri një thirrje mjaft të rëndësishme kundrejt Greqisë: ‘Nëse do të prekni qoftë edhe një pëllëmbë dhé në Shqipëri, për 8 orë jemi në Athinë.” Edhe në ditët e sotme këta marrëdhënie i konsiderojmë si mjaft të rëndësishme. Shohim se këta marrëdhënie sa vijnë e zhvillohen dita ditës. Ka ndër ata që i komentojnë negativisht këta ndihma të Turqisë. Për shembull ka ndër ata që thonë se ‘Turqia e përdor Shqipërinë kundër Greqisë’. Si mendoni ju për këtë ndihmesë të Turqisë ndaj Shqipërisë në fushën ushtarake?

 

Në pyetjet tuaja të mëparshme theksova një pikë. Turqia dhe Shqipëria janë aleatë natyrorë. Kjo, edhe në prapaskenën historike, gjithsesi kështu është zhvilluar. Sot për shembull, Hasan Riza Pasha në Shkodër është ndër mbrojtësit më të rëndësishëm gjatë periudhës së Luftrave Ballkanike. Madje është njëri prej 3 mbrojtësve. Hasan Riza Pasha është një personalitet i rëndësishëm të cilin e respektojnë si turqit, ashtu dhe shqiptarët, e që i kushtojnë rëndësi heroizmit të tij. Ju folët për një gjeneral turk. Në periudhën e Luftës së I-rë Botërore, në atë periudhë kur oreksi i shteteve imperialiste mbi Shqipërinë dhe gjeografinë e Ballkanit, e po ashtu mbi zonën e Anadollit, u lartësua, përsëri pati një solidaritet mes Turqisë dhe Shqipërisë. Në atë periudhë, me urdhrin e Mustafa Kemal Ataturkut, rreshterët me origjinë kosovare në ushtrinë turke, vijnë këtu dhe japin kontribut në formimin e një ushtrie të rregullt të Shqipërisë. Në këtë mënyrë kontribuuan që Shqipëria të mbronte tokat e veta nga forcat imperialiste. Para se Shqipëria të jetë anëtar në NATO ashtu siç e dini jemi këtu që prej vitit 94’. Që prej asaj periudhe u themeluan platforma të ndryshme të bashkëpunimit në fusha të ndryshme ushtarake, të sigurisë dhe të mbrojtjes. Ky bashkëpunim i yni vijon ende. Ne morëm përsipër rifunksionimin dhe modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës. Në atë kohë Shqipëria as që ishte anëtare e NATO-s. Po ashtu edhe Pashalimanin ishte Turqia që e modernizoi dhe e solli në gjendje funksionale, të përshtatshëm për anijet luftarake. Tani, pasi Shqipëria u bë anëtare e NATO-s, nën kupolën e NATO-s, jemi në pozicionin e dy shteteve aleatë. Nuk ka asgjë më natyrale se sa vijimësimi, shumëfishimi dhe thellimi i marrëdhënieve tona në aspektin ushtarak dhe mbrojtës me Shqipërinë. Nëse qarqe të ndryshëm këtë e shohin nga perspektiva e tyre politike dhe e komentojnë ndryshe, nuk kam asgjë për t’iu thënë. As që e ndjej të nevojshme të debatoj me ata qarqe, por thelbi është ky. Tashmë Turqia dhe Shqipëria janë dy shtete partnerë që bashkëpunojnë nën kupolën e NATO-s. Për më tepër në datat 6-7 janar këtë e përforcuam edhe më shumë. Tashmë dy shtetet janë partnerë strategjik. Nuk ka asgjë më natyrale se sa dy ortakë të jenë në bashkëpunim në temat e mbrojtjes, sigurisë dhe ata ushtarake.

 

Ku ndodhet FETO në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë?

Unë dua ti përgjigjem kwshtu pyetjes suaj. Gjatë konferencës për shtyp në Ankara të Presidentit Erdoğan dhe kryeministrit Rama, Presidenti Erdoğan citoi një fjali shumë të rëndësishme: “Nuk do ta lejojmë FETO-n të dëmtojë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë”. Më 15 korrik 2016 doli hapur e vërteta e organizatës terroriste FETO. Atë natë doli në shesh e vërteta se  sa e rrezikshme, tinëzare dhe e pabesë ishte kjo organizatë terroriste. Pas asaj nate shteti shqiptar, por jo vetëm, të gjitha partitë opozitare shqiptare dolën një zëri dhe në krah të demokracisë dhe rendit kushtetues në Turqi si dhe kundër organizatës terroriste FETO. Dolën në deklarata zyrtare. Gjithashtu shoqëria civile ishte përkrah popullit turk. Ne jemi mjaft të kënaqur nga kjo gjë, por për fat të keq FETO është e pranishme në Shqipëri edhe ndërkohë që ne flasim. A ka prani të saj këtu? E dimë të gjithë që ka. Ajo që më gëzon mua është fakti se në 3 vitet e fundit populli shqiptar, intelektualët e këtij vendi, mendimtarët dhe udhëheqësit janë më të vetëdijshëm kundrejt organizatës terroriste FETO. Ata kanë nisur të kenë një qasje tjetër ndaj tyre. Kjo patjetër që ndikon edhe në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ne shohim se qeveria shqiptare po tregon maturi dhe një vullnet të vendosur në bashkëpunimin në luftën kundër organizatës terroriste FETO. Ky bashkëpunim sa vjen e rritet. Ky është padyshim një zhvillim shumë i rëndësishëm dhe ne na gëzon. Në të njëjtën kohë ky duhet të jetë një zhvillim që duhet t’iu gëzojë edhe ju. Përse? Sepse e dimë shumë mirë që FETO në momentin që merr një urdhër nuk heziton të dëmtojë politikisht, sigurinë kombëtare, të tentojë për kryengritje, të infiltrohet në institucione të ndryshme të shtetit dhe të nxjerrw në pah e të vjedhw informacionet sekrete të një shteti, ashtu si një organizatë e shërbimeve sekrete profesionale. Ata nuk hezitojnë të dëmtojnë ushtrinë dhe forcat e sigurisë së një vendi. Shikoj që vetëdija e popullit shqiptar në këtë drejtim është në rritje. Gjithsesi unë mund të them me bindje se e ardhmja e Shqipërisë nuk mund të jetë e sigurt pa u pastruar prania e organizatës terroriste FETO. Ne kemi nisur një luftë të ashpër dhe të gjithanshme në të gjithë Turqinë pas 15 korrikut 2016. Momentalisht prania e FETO-s në Turqi është thyer në masë të madhe dhe janë pasivizuar. Kjo në saje të luftës me vendosmëri të drejtuar nga Presidenti ynë. Por të njëjtën gjë nuk mund ta themi për vendet e tjera në botë. FETO ende vazhdon të jetë aktive në disa vende të botës. Në krye të aktiviteteve të tyre vjen arsimi, shëndetësia, kontrolli i medias dhe madje vihet re edhe prania në disa kompani private. Ata po mundohen të tregojnë qëndresë në arenën ndërkombëtare. Lufta jonë shumë dimensionale kundër FETO-s si brenda vendit është duke vazhduar edhe jashtë tij. Unë jam optimist se FETO pas një kohe të caktuar do të mbushë programin e përdorimit të saj nga të tjerët dhe si rrjedhojë do të çaktivizohet. Atëherë jo vetëm ne, por e gjithë bota do të marrë frymë thellë.

 

–  Në zonën e Fierit Turqia po ndërton një spital dhuratë. Normalisht ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm për ne sepse Turqia nuk do të mjaftohet vetëm me ndërtimin e kësaj vepre, por do të sjellë edhe përvojën e saj. Pak ditë më vonë një grup folklorik i këtij rajoni publikoi një këngë kushtuar presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Normalisht disa dolën kundër saj, madje kishte dhe nga ata që zhvilluan edhe programe televizive vetëm për këtë duke cituar se grupi në fjalë i kushtoi këngë diktatorit të Turqisë. Çfarë mendoni ju për këtë këngë?

 

Muzika është gjuhë universale. Nëpërmjet muzikës ju mund të shprehni mendimet ose ndjenjat tuaja në një mënyrë që njeriut i pëlqen. Me sa kam kuptuar ky është një grup rajonal atje. Ashtu e kanë ndjerë për brenda dhe kanë shkruar një tekst të cilin e kanë kthyer në një këngë kushtuar Presidentit tanë. Ky patjetër që është një gjest shumë i bukur. Një tregues falënderimi. Ta kthesh këtë gjë në një polemikë politike apo të kërkosh pas kësaj diçka tjetër për mua është absurde. Sot shkruajnë ata atje një këngë, nesër pasnesër shkruan dikush në një tjetër vend. Mund ta pengosh këtë gjë? Njerëzit nxjerrin në pah ndjenjat e tyre me atë metodë që mund ta bëjmë më lehtë. Dikush shkruan poezi e dikush pikturon një tablo. Ky grup muzikantësh ka zgjedhur të shkruajw dhe të këndojë një këngë në shenjë falënderimi. Ne në Laç po ndërtojmë 522 apartamente. Mbase dikush në atë vend do të dalë të bëjë të njëjtën gjë. Këto veprime janë krejtësisht njerëzore dhe të sinqerta. Unë nuk them gjë tjetër vetëm se turp… Nuk e shikoj shumë të drejtë të kthehet në një polemikë politike. Këtë gjë ia lë në dorë popullit shqiptar të mendojë se si është më e drejta.

 

Sa herë që Shqiptarët gjenden në një vështirësi ne kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi të parët për t’iu ardhur në ndihmë. Dua të ndaj diçka me ju. Isha në qytetin e Shkodrës për një aktivitet në mars të 2018-ës. Normalisht në atë kohë në Shkodër kishte dalë lumi i Bunës nga shtrati dhe si pasojë shumë toka kishin mbetur të përmbytura. Vajta të ndjek nga afër situatën dhe pashë dëmet e konsiderueshme. Pas ardhjes në Tiranë komunikova me ish-zëvendëskryeministren e asaj kohe, Senida Mesi, njëkohësisht dhe deputete e qarkut të Shkodrës. Pyeta nëse mund të bëjmë ndonjë gjë dhe më pas ajo brenda një kohe të shkurtër më dërgoi një listw më gjwrat e nevojshme. Menjëherë u konsultuam me TIKA-n dhe më pas komunikuam për të marrë ok edhe me Ankaranë. Pas katër ditësh ne u nisëm për në Shkodër me një autokolonë me 4 maune duke dërguar të gjitha gjërat e nevojshme atje. Normalisht kam qenë dëshmitar i gëzimit të qytetarëve të Shkodrës. Dikush mu hodh duke më përqafuar, dikush na falënderoi e dikush tjetër lutej për Presidentin tanë. Ne nuk e bëmë këtë gjë për të pritur diçka në këmbim. Atë e bëmë si një motiv i miqësisë dhe vëllazërisë sonë qindra vjeçare.

 

Sikurse e dini në Shqipëri ndodhi tërmeti shkatërrues. Menjëherë pas tij ne me ekipet e shpëtimit, ekipet shëndetësore dhe me ekipet e UMKE-s si dhe AFAD-it ishim në terren duke ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti. Sollëm çadra, ushqime, ndihma mjekësore, batanije, krevate, etj. Nga ana tjetër edhe bashkëshortja ime, duke mobilizuar gratë turke që jetojnë në Shqipëri prej dy javësh ishte në terren duke ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti në çadrat e tyre me ushqime, mjete për ngrohje, veshmbathje etj. Sapo mësoi për situatën e rëndë, Presidenti  ynë bëri deklaratën e bujshme ku tha se do të ndërtojmë 500 shtëpi. Tani në zonën e Fierit jemi duke ndërtuar një spital. Kjo zonë është pothuajse 2 orë larg nga Tirana dhe kishte nevojë për një spital të specializuar. Të gjitha këta i bëjmë si rrjedhojë e marrëdhënieve tona të veçanta dhe lidhjeve tona të forta që burojnë nga historia. Veprime dhe komente për të lënë të gjitha këto në hije unë nuk i shoh me qëllim të mirë. Është për të ardhur keq sepse është e qartë e gjitha ajo që po bëjmë dhe kemi bërë. Ja për shembull TIKA. Edhe pse në një situatë pandemie, nuk ka ndalur asnjë moment me punët e saj. Restaurime në vende të ndryshme, investime në infrastrukturë, restaurimet e konvikteve etj. janë ende në vazhdim. Presidenti ynë me Kryeministrin Rama kanë nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme. Atë të restaurimit të Xhamisë së Plumbit, objekt ky i trashëgimisë sonë të përbashkët nga koha e osmanëve në Shkodër qw do tw restaurohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakfeve. Kjo e fundit sa më shpejt të jetë e mundur do të nisë edhe punwn. Kjo është një xhami e rëndësishme pasi është edhe simboli i rihapjes së besimit pas komunizmit me mbajtjen e faljes së xhumasë së parë. Normalisht që ne nuk restaurojmë vetëm xhami. Ne si shtet kemi restauruar edhe kisha, si psh. kisha bullgare në Stamboll që njihet si kisha e hekurt apo sinagoga të ndryshme në vendin tonë, etj.. Ajo që bëjmë ne është restaurimi i objekteve të trashëgimisë për t’ia përcjellë ata brezave të ardhshëm. Jam i bindur që edhe qytetarët e Shkodrës do të lumturohen nga një restaurim i tillë. Pa harruar edhe faktin që ky objekt kulti do të jetë edhe një derë të ardhurash nga turistët që do të tërheqë.