‘E kam djegur virusin!’/ Fifi mban koncert në kohë pandemie, ndjekësit i...

‘E kam djegur virusin!’/ Fifi mban koncert në kohë pandemie, ndjekësit i kthehen kundër

344
0

Ndonëse në kohë pandemie, Fifi ka mbajtur koncert në Ferizaj dhe shumë qytetarë i janë bashkuar. Ajo ka publikuar në Instaram një video nga koncerti, duke shqetësuar ndjekësit. “Si mund të festoni duke rrezikuar jetë?”, “Kjo nuk është normale, virus gjithandej”, “Vetëm kur t’iu ndodhë gjëma në shtëpi ju mbushet koka ju! Si s’ju vjen gjynah për gjyshërit e prindërit tuaj! Njerëz të pamoralshëm, më saktë vrasës”, “A s’keni virus ju në Kosovë?”, “Veprim shumë i papërgjegjshëm”, “Sonte duke festuar, nesër duke luftuar për jetën”, “Ky është krim”, këto janë vetëm disa nga komentet në videon e këngëtares. Fifi i ka kthyer përgjigje njërit prej komenteve, një ndjekësi që i ka shkruar “A keni virus najkun?”. “E kam djegur virusin sonte, më fal për modestinë”, i është përgjigjur ajo.