Kur priten masat shtrënguese? Brataj flet pas shtimit të rasteve ditët e fundit

Ditët e fundit numri i rasteve të infektuar me Covid-19 ka qënë shqetësuese ndaj dhe në një intervistë Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare, ka folur rreth kësaj situata dhe sa është mundësia për të marrë masa shtrënguese akoma më shumë:

 

“Kemi një shqetësim të shtuar, treguesit janë në rritje. Kjo ishte parashikuar për arsye të dimrit, festave, grumbullime e shumë gjërave që kanë ndodhur. Çdo institucion ka përgjegjësitë e veta.Po kërkohet me çdo kusht të mos merren masa shtrënguese, sepse kjo do të ndikonte në shtresa të ndryshme të shoqërisë. Numri i vdekjeve është i lidhur me përballjen e sistemit. Nuk është thjesht marrja e masave për uljen e infeksionit. Çfarë masash shtrënguese të merren?”

 

Por, kur pritet të merren masa të tjera shtrënguese? Brataj u shpreh:

 

“Sapo të fillojë kalimi i skenarit 4, ezaurimi i spitaleve. Kur kalon mbi 500 për 100 mijë banorë atëherë duhet të shqetësohemi.”

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *