E çuan në Turqi për transplant të syrit, Rama jep lajmin për efektivin e Policisë që u plagos në protestë

Kryeministri Edi Rama, në një takim virtual që kishte më anëtarët e Komitetit të Ekspertëve në luftën kundër Covid, dhe me disa përfaqësues të Turqisë, dha lajmin se efektivi i Policisë Fadil Allaraj, i cili u transportua drejt Turqisë për një ndërhyrje delikate në sy, e ka kaluar me sukses.

Rama tha se Allaraj, i cili mbeti i lënduar gjatë protestave të javës së kaluar në Kuvend, e ka kaluar me sukses transplantin e kornes së syrit.

“Duhet ta dinë miqtë turq që ka shumë rëndësi fjala e tyre, pasi kur vjen puna për shëndetësinë në sytë e shumë shqiptarëve, Turqia është e vërteta. Jemi të vetëdijshëm që kemi shumë për të bërë, pavarësisht se në disa prej spitaleve i kemi kushtet njësoj, mjekët tanë janë absolutisht të gatshëm që të bëjnë si duhet punën e tyre.

Mbase miqtë e pranishëm nuk janë në dijeni, por ambasadori që është në ekran ka dhënë ndihmën e tij për këtë që po them. Jam shumë falenderues për mjekët që kanë trajtuar një punonjës policie, që pati një plagosje gjatë një proteste, që rrezikoi të humbte masën e syrit.

Pas operacionit të parë, familja dhe ne kërkuam që të shkonte në Turqi të bënte një ndërhyrje shumë të specializuar, për të bërë një transplant të kornes së syrit, ku pak minuta më parë morëm lajmin se ndërhyrja ka rezultuar me sukses. Kjo është një arsye për tu gëzuar sot, se gjendja e djalit ishte jo e lehtë, dhe operacioni i dytë nuk ishte diçka e garantuar. Kjo është diçka e gëzuar për familjen e tij të re, dhe për prindërit e tij, shumë faleminderit!”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *