Rrezikojnë të ngelin vetëm po vazhduan kështu, femrat e kësaj shenje janë kryeneçe të lindura

Nëse njerëzit do të ndaheshin në dy grupe do të ishin: 1. ata që nuk e lexojnë kurrë horoskopin sepse nuk e gjejnë asnjëherë veten dhe 2.ata që lidhin çdo lëvizje të radhës, plan apo çështje me pozicionin e yjeve. Këta të fundit duket të parashikojnë fatin e një personi e jo vetëm.

 

Në ditën e lindjes të gjithsecilit, yjet e planetet kanë qenë në një pozicion unik duke na veshur kështu karakteristika të veçanta, si psh kryeneçësia, e cila duhet ta pranojmë është tipari më dallues i Bricjapit.

 

Bricjapi nuk është shenja më e shoqërueshme nga zodiaku dhe marrëdhëniet i ndërton në bazë interesi. Kur ata kanë interes, investojnë në një lidhje dhe duan që e gjitha kjo t’ju kthehet po sërish mbrapsht.

 

Si një shenjë toke, Bricjapët janë praktikë, të duruesHëM dhe të qëndrueshëm. Ata janë të zgjuar, të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë. Nëse diçka nuk shkon,  kanë guximin t’ua thonë në sy.

 

POR femrat e lindura në shenjën e Bricjapit kanë kritere shumë të ashpra, janë realiste dhe rrallëherë emocionohen lehtë. Një femër Bricjap do fakte do vepra dhe jo fjalë në ajër. Duke qenë një shenjë që adhuron perfeksionin, mashkulli i femrës Bricjap duhet të jetë gjithashtu i përkryer. Është diskrete dhe nuk dëshiron aspak të bjerë në sy. Gjithmonë është e tërhequr, duke bërë që shpesh herë mashkulli perfekt për këto femra mos të ekzistojë.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *