Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e të dielës në Konispol, Sarandë. Një 55-vjeçar me iniciale P.A. ka ndërruar jetë në punë.
Ai ishte duke lëvizur me një eskavator teksa aksidentalisht ka rënë në kontakt me telat e rrymës elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.12.2020, rreth orës 8:30, në vendin e quajtur “Sheret”, Konispol, duke lëvizur me makinë pune ekskavator me kovën lartë, aksidentalisht mjeti ka rënë në kontakt me telat e rrymës elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi shtetasi P. A., 55 vjeç banues në Finiq, Sarandë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes