Parashikimi i motit, 4 tetor 2020

Parashikimi i motit, 4 tetor 2020

419
0

Dita e sotme do të nisë me vranësira të dendura, ndërsa disa zona në veri dhe në qendër të vendit do të përfshihen nga reshje shiu.

Pasditja do të sjellë përmirësime të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°C.

Era do fryjë e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.

Shperndaje