Situatë të paqëndrueshme parashikohet të ketë pjesa më e madhe e vendit ditën e sotme, por kjo do të jetë e përkohshme. Temperaturat do të jenë sërish të larta. Në ditët në vijim, do të mbizotërojë dielli dhe vranësirat përgjatë maleve. Era, përgjithësisht do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e përkohësisht gjatë orëve të mesditës mesatare në bregdet. Era, parashikohet të jetë e vrullshme gjatë ditës së mërkurë.