Parashikimi i motit, 21 qershor 2020

Parashikimi i motit, 21 qershor 2020

468
0

Orët e para të ditës së sotme do të paraqiten me kthjellime dhe vranësira të lehta, ku më të dukshme do jenë në zonat malore.

Mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në zonat lindore dhe pjesërisht në zonat e ulëta.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga  10°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatare  në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

 

Shperndaje