Parashikimi i motit, 12 Qershor 2020

Parashikimi i motit, 12 Qershor 2020

445
0

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, duke bërë që zonat bregdetare të jenë në dominimin e motit të kthjellet. Ndërsa pjesa tjetër e vendit do të ketë kalime të pakta vranësirash gjatë orëve të pasdites. Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 10°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 29°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 3 ballë.

Shperndaje