Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta.
Por gjatë pjesës së dytë të ditës vranësirat do të shtohen në vend duke sjellë dhe reshje të pakta në zonat malore, ku më të fokusuara do të jenë në zonat veriore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 10°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 29°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.