Vrasja e 24-vjeçarit në Krujë, mesazhi prekës i Dom Gjergj Metës: Sa...

Vrasja e 24-vjeçarit në Krujë, mesazhi prekës i Dom Gjergj Metës: Sa shumë gjana kisha me të thanë sot. Më fal që nuk munda me mbërrit në kohë

438
0

Vrasja e dy vëllezërve në Krujë ka tronditur të madh e të vogël, jo vetëm të afërm e njerëz që i njihnin dy djemtë Gramoz e Xhontil Bardhi. Por gjakmarrja goditi përsëri duke marrë jetën e dy të rinjve që ndoshta nuk kishin asnjë faj për krimet e së kaluarës. Dhimbjen krimit të dyfishtë ia shton dhe një mesazh i Dom Gjergj Metës, i cili kishte njohje personale me më të voglin, Xhontilin, i cili ishte pagëzuar Gjon dhe ishte një i ri shumë aktiv në aktivitetet e rinisë së krishterë. Ai shkruan se kishte shumë gjëra për t’i thënë dhe i kërkon falje që nuk mund të mbërrinte në kohë. “Sa shumë gjana kisha me të thanë sot more Gjon. Por për tash po të them vetëm lamtumirë! E më fal që nuk munda me mbërritë në kohë …

Lamtumirë Gjoni i mirë! Lutju Zotit për ne!”, shkruan Dom Gjergj Meta.

Dom Gjergj Meta