“I është dorëzuar Allahut, por…”, gruaja e 37-vjeçarit që kërcënoi Policinë mohon...

“I është dorëzuar Allahut, por…”, gruaja e 37-vjeçarit që kërcënoi Policinë mohon gjithçka: Burri im s’ka armë. Fëmijët i arsimojmë vetë

452
0

“Burri im është njeri i ndershëm, punon duke rregulluar biçikleta. I është dorëzuar Allahut por nuk është ekstremist”. Bashkëshortja e Ronald Kryemadhit, i arrestuar nga forcat RENEA dhe FNSH dje në Kamëz pasi bëri rezistencë dhe kërcënoi me armë punonjësit e Policisë që kishin shkuar ta shoqëronin për në gjykate i ka dalë në mbrojtje burrit të saj. “Kemi 2 vite që merremi në komisariate e gjykata për çështjen e fëmijëve”, ka thënë ajo për News24 . Besarie Kryemadhi ka rrëfyer me detaje gjithçka çfarë ngjau dje kur policia kishte shkuar për ta arrestuar burrin e saj dhe mohon se ai ka pasur armë.

“Burri ishte me arrest shtëpie. Policia e gjeti jashtë dhe e arrestoi, e shtriu në tokë. Ai u iku nga duart dhe u fut brenda. Pastaj erdhi RENEA. Policia gënjen kur thotë se ka pasur kallashnikov. Unë nuk di që burri im të ketë pasur armë. Në momentin e ngjarjes kam qenë duke punuar në makinë qepëse që kam në shtëpi”, tha ajo. E pyetur se përse nuk i çojnë fëmijët në shkollë, gruaja tha se ata nuk duan dhe se i arsimojnë vetë në shtëpi.

“Fëmijët nuk duan vetë të shkojnë në shkollë dhe ne si kujdestarë të tyre e kemi lejuar. Fëmijët qajnë po t’u thuash shkoni në shkolle sepse aty ka gjëra të këqija. Përdoren fjalë të pista. Ne i arsimojmë vetë fëmijët. U kemi mësuar shqip dhe arabisht të shkruajnë e lexojnë”, deklaroi ajo.

 

Çifti ka 3 vajza dhe një djale të moshave nga 6 deri në 14 vjeç.