Reagon ministrja e Arsimit, Shahini: Kanë qenë mësuesit që kanë denoncuar rastet,...

Reagon ministrja e Arsimit, Shahini: Kanë qenë mësuesit që kanë denoncuar rastet, më gjeni një grua që nuk është ngacmuar

437
0

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka folur sot për rastet e ngacmimeve seksuale në shkolla, por dhe në familje. Në fjalën e saj në Kuvend, Shahini është shprehur se shkolla ka identifikuar dhe denoncuar më shumë se gjysma e rasteve  dhe janë denoncuar.

Më tej ajo u shpreh se ngacmimi seksual është i dënueshëm, por sërish kjo vepër penale po vijon të shtohet. Shahini tha se nuk ka asnjë grua apo vajzë që të mos jetë ngacmuar seksualisht apo ti është hedhur një fjalë në rrugë.

 

“Gjysma e rasteve janë zbuluar nga shkolla dhe janë denoncuar në organet përkatëse. Shkolla ka identifikuar dhe të gjithë rastet kanë një të përbashkët, pasi janë ngacmuar nga të afërm të tyre. Janë ngacmuar nga babai, vëllai, mësuesit apo fqinjët. Kur rastet kanë qenë në shkolla, janë pezulluar të gjithë personat e përfshirë dhe bëhet një hetim i thelluar për të gjithë stafin. Për rastet kur abuzuesi ka qenë në familje apo në komunitet janë marrë masa kundër tyre nga gjykatat. Ndëshkimet nuk po ndalojnë dot abuzimin, jemi në një shoqëri patriakale. Më gjeni një grua që nuk është ngacmuar në punë shkolle apo ku do tjetër, ku nuk i është hedhur ndonjë fjalë. Ngacmimi seksual është i dënueshëm dhe rrezikohet deri në 7 vite burg, por kjo nuk ka ndolur burrat të vijojnë ngacmimin”, u shpreh Shahini.