Nga Eglantina Alliaj
Shoqata Restoranteve Turistike Shqiptare organizoi këtë të enjte një takim me Ministrin e Turizmit, Z. Blendi Klosi, ku ishte i pranishëm dhe Kryetari i UNIONI TURISTIK SHQIPTAR, Z. Rrahman Kasa.
Grupet e interesit diskutuan problemet që po shqetësojnë sektorin e Restoranteve dhe Bujtinave gjatë periudhës së karantinës dhe se si mund të mundësohet një zgjidhje e tyre, si psh, zgjatja e fashes orare pas orës 21.00, zgjatja e diteve të punës dhe gjatë fundjaves, etj. Një nga kërkesat e tyre ishte dhe heqja e kufizimit të lëvizjes së automjeteve në fundjavë. Në fjalën e tij, kreu u Shoqatës së Restoranteve Turistike, zoti Kujtim Dervishi vuri në dukje problematikat zinxhir që ndoqën këtë sektor që pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Sipas tij, kulinaria turistike punon për të mbajtur stafin dhe shpenzimet e tjera. “Ne këtë vit do të gatuajmë shqip dhe të do bëjmë turizmin shqip. Turizmi shqiptar është një forcë e madhe, pavarësisht krizës”-tha zoti Dervishi.
Klosi: Rregulla e norma të reja për ta mbrojtur turizmin. Si të përfitoni nga lehtësirat fiskale
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha se Shqipëria është vendi i parë në Rajon që hap kufijtë tokësorë që më 1 Qershor që turizmi të rigjallërohet. Ai tha se është koha që të vendosen rregula e norma të reja sipas kushteve që na dikton COVID 19, që e mbrojnë turizmin, por tregoi njëkohësisht edhe rrugën që duhet të ndjekin hotelet e restorantet turistike për të përfituar nga lehtësirat fiskale.
“Falenderim për sakrificën juve që keni qendruar të mbyllur dhe urim për sezonin turistik që të filloni punën e suksese për të vazhduar në këtë situatë të re. Mund të jetë një situatë që ne të vendosim disa rregulla të reja, norma me komunitetin tuaj. Një sistem më të mbrojtur për turizmin. Ka ardhur koha që i gjithë sektori të riformulohet nga pikëpamja e rregullave dhe normave. I gjithë turizmi e ka kaluar fazën e parë të ngritjes së sektorit, tani jemi në një zhvillim të qëndrueshëm. Nuk e kemi më frikën nëse është apo jo destinacion Shqipëria. Nuk diskutohet më, në Shqipëri do ketë turistë edhe këtë vit, falë punës së bërë nga të gjithë ju. Situata e pandemisë ishte një fatkeqësi natyrore që nuk varet nga një person. Të njëtjin shqetësim kanë të gjithë kolegët tuaj në të gjithë botën apo rajonin.Ne I kemi ndjekur shqetësimet tuaja. Jemi në një situatë të re, situatë që fillon sezoni. Kemi pasur komunikimin më të mirë të mundshëm me shoqatën.
Data 1 qershor do shënojë hapjen e parë të sezonit, po hapim kufirin tokësor po përpiqemi që atë pjesë të klientëve tuaj shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë dhe rajonit ta përfitoni. Pas 1 qershorit të nisin edhe resotorantet në plazhe dhe hotelet të nisë ndarja e sektoreve të plazhit. Nuk do lejohen individë që uzurponin plazhin dhe i shisnin te ju hapësirat për shfrytëzim.Në kuadër të lehtësirave fiskale, po ju kujtoj që është ulur tvsh për hotelet si dhe reduktimi i paketës fiskale për agroturizmin. Shumë prej jush i plotësoni kushtet të krijoni një strukturë agroturistike, pra të krijoni një ndjesi shumë më të mirë për klientët. Ka mbi 20 struktura të vogla hotelerie dhe agroturizmi në Shqipëri, është e mundur që të përfitoni edhe ju nga lehtësisirat fiskale”.
Sa i përket paketës së ndihmës ekonomike, Klosi tha se: “Duhet ta dini që ky sektor mori mbështetje që nga biznesi i vogël, hoteleria dhe turizmi që mori pagën e luftës. Sa për likuiditetin e bizneseve tuaja është mundësia e kreditimit”,- vijoi ministri.
Nderkohe, pas ketij diskutimi, Z. Blendi Klosi per mbeshtetjen e sektorit te Turizmit u nderua me nje “Certifikate Falenderimi” prej Kryetarit te Shoqates Z. Kujtim Dervishi.