Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kjo do të jetë java e fundit e lëvizjes së kufizuara dhe me fasha orare në të gjithë vendin. Në një dalje live në rrjetin social FB, Edi Rama njoftoi hapjen e kufijve tokësorë të Shqipërisë më 1 Qershor e po në të njëjtën datë edhe hapjen e plazheve për hotelet. Ndërkohë sipas tij, për qytetarët plazhet do të happen më 10 Qershor. Duke ju referua transportit urban, pa dhënë detaje, Kryeministri tha se deri në fund të muajit do të jetë gati një strategji për këtë sektor.
“Deri në fund të muajit do të kemi strategjinë për sektorin publik dhe do t’i hapim pjesë – pjesë, duke vënë në jetë këtë sektor me garantimin e pjesëmarrjes së shtetit”, tha Rama, por pa dhëne një datë se kur do të nisë ky sector aktivitetin