Parashikimi i motit, 14 Maj 2020, vranësira të lehta gjatë orëve të...

Parashikimi i motit, 14 Maj 2020, vranësira të lehta gjatë orëve të paradites

412
0

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të paraqitet në zonat Perëndimore me vranësira të lehta gjatë orëve të paradites. Ndërsa gjatë pasdites dhe në vijim vranësirat kalimtare do të përfshijnë dhe pjesën tjetër të territorit, por pa sjell reshje shiu. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 8°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 33°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzimin 5 ballë.